
Ilir SECI
Shpesh ne artikuj te ndryshem ose ne postime nëpër rrjete sociale shohim te bahen krahasime te ekstremisteve te djathte me nazi-fashizmin…Kjo jo vetem qe nuk asht historikisht e sakte por edhe deshmon padijen e atyne qe e perdorin ne argument. Thjesht sa per korrektese historike duhet rikujtue se në 100 vjetet e fundit, pra nga mbarimi i Luftes se Pare Botnore e deri me sot ne Europën Perendimore ka pase vetem dy diktatura te djathta, nji ka qenë ne Spanjë diktatura e Frankos,(Francisco Franco Bahamonde), qe zgjati nga viti 1939 deri ne vitin 1975 dhe tjetra ka qenë ne Portugali, diktatura e Salazar, (António de Oliveira Salazar), qe zgjati nga viti 1932 deri me 1968 kur Salazar u largue por sistemi i tij qendroi deri me 1974. Tjera diktatura te djathta nuk ka…Diktaturat fashiste dhe naziste ne Itali dhe Gjermani jane te majta dhe pjella te se njajtes mitër te majtë si diktaturat e e majta ne BRSS, Poloni, Çeko-Sllovaki, Hungari, Bullgari, Rumani, Jugosllavi, Shqipni, Kinë, Kore te Veriut, Kubë…Fashizmi ishte i majtë, pavaresisht se sot mundohen me e nxjerre ndryshe…Nazizmi dihet…vetë emni Nazizem ne gjeneze ka fjalen “nacional-socializem” – “Nationalsozialismus” dhe Partia e Hitlerit quhej “Partia Socialiste e Punetoreve Gjermane” (Nationalsozialistische Deutsche Arbeiterpartei), dhe kaq e majte ishte sa kur e ftuen në kongresin e nazisteve ministrin e jashtem sovjetik Molotov,(Vyacheslav Mikhailovich Molotov), tovarish Molotov tha – “Ketu mes nazisteve ne Berlin po me duket vetja si mes shokeve komuniste ne Kremlin”…Jane te majta pavaresisht se sa mundohen sot me manipulue opinionin sot mediet tip CNN dhe BBC, medie qe sot nuk guxojne as me permende faktin se “Kina asht diktature komuniste” apo me thane gjyse fjale per gjenocidin qe po kryhet ndaj ujgureve…E majta qe nga Komuna e Parisit me 1871 e deri te arrestimi i Boris Jelcinit me 1991, në harkun e 120 vjeteve i ka shkaktue njerezimit ma shume humbje jetesh sesa tanë murtajat, gripi spanjoll apo tjera epidemi…ma shume se tana fatkqesite natyrore marre se bashku…por keto fakte injorohen nga shoket tane proletare qe sot me produkte kapitaliste si iPhone dhe Samsung vazhdojne e bajne propagande majtiste…