
Ilir SECI
Nji nga knaqsite e fundjavave ishte me u çue në mjes me orën e Amerikes dhe me pa ndeshjet e futbollit në Europe, Premier League, Bundesliga, La Liga, Seria A, etj. Knaqsi që unë për veti të paktën nuk e gjej ma qysh se e banë edhe futbollin mjet edukimi masiv si dikur në Shqipnine Socialiste. Në Perendim deri kohët e fundit e kanë pasë mbajtë sportin larg politikës…por jo ma. Tash e kanë ba si ato spartakiadat e kooperativave dikur në kohen e komunizmit kur sporti ishte mjet kalitje dhe formimi revolucionar.
Qysh se rifilluen kampionatet mbas nderpremjes së shkaktueme nga virusi, para ndeshjeve nisen me futë mesazhe politike duke e ba futbollin altoparlant përçues mesazhesh. Pse duhet ba sporti mjet edukimi masiv? Pse me fute hundet politika ne te vetmin medium ku ne kerkonim knaqesinë 90 minuteshe te largimit nga realiteti i vrazhde dhe harrimit te brengave te perditshmenisë? E banë sepse nuk u mbeti tjeter mundesi me perçue mesazhet politike. Nderfutja ne sporte deshmon krizen e thellë qe ka kape mediet e presupozueme te informinit te cilat sot kane shikueshmenine ma te ulet, vazhdojne thyejne rekorde ne ranie ndjekshmenie sepse janë ba propaganduese te njianshme dhe jo ma mjete informimi te paanshem dhe objektiv.
Kur pane se edicionet e lajmeve dhe panelet e diskutimeve me analiste nuk gjenin ma audience per fajin e njianshmenise dhe kompromentimit te tyne, atehere vendosen me ia kalue në dore futbollit altoparlantin e propagandes. Me kete rast e denuen edhe futbollin me pasë te njajtin fat si ato – me pase ranie në po ato nivele te uleta të shikueshmënisë si edicionet e lajmeve apo panelet e tyne.
Futbollit dhe sportet i pret i njajti fat si i kinematografise me filmat edukative qe jane aq te pashikueshem, ku njerezit te neveritun anulluen dhe vazhdojne e anullojne Netflix e salla kinemaje. Tash i erdhi rradha futbollit dhe sporteve me humbe ndjekesit. Prej Majit 2020 per shembull une i kam hjeke edhe kanalet e sportit se kanalet tjera i kam pase hjeke moti. Kanalet e kabllit amerikan i kam hjekë moti sepse asht thjesht tallje me lekët e tua me pague çdo muej per propagandë – prandaj pata hjekë edhe kanalet amerikane se kanalet shqiptare i para tyne kur e pata provue nji pakete 6 mujore dhe u pendova fill se s’kishte ma mëkat se me pague lekë per emisione tip B.Fevziu apo A.Çani…me pague me ndie delirante si S.Ngjela apo me ndjeke pallavrat e Topçënëll…
Ndokush mundet me thane se sporti nuk ka pse rrin moskokeçares ndaj problemeve të shoqnise ku gjallon. Dakord. Le ta shqyrtojme ate pike. Ne qofte se sporti vendos me ndërmarrë angazhim social si reagim ndaj padrejtesive ne botë, atëherë le ta ndërmarrë atë angazhim ndaj çdo padrejtesie. Ashtu si bien sot ne gjunje sot per problemet e racizmit ne Amerike, le të bien edhe per gjenocidin qe po kryen Kina komuniste ndaj Ujgureve. Atehere kam te drejte ta besoj këtë angazhim social si te mirëfilltë, kur te jete i plote dhe jo i pjesshëm,(part-time)…
Por Kinen as e permendin drejtuesit e Premier League. E kane jashte spektrit te propagandes, (off-limits). Nji rast guxoi futbollisti i Arsenalit Mesut Ozil me thane diçka per shfarosjen e Ujgureve ne Kine e desh u ba nami nga drejtuesit e ekipit. Ne menyre poshteruese pronaret e “Arsenal” u kerkuen falje shokeve te Byrose Politike Kineze mbasi ata ua ndaluen transmetimin e ndeshjeve ne Kinen Popullore gati 2 miliardeshe. Menjihere drejtuesit deklaruen se ajo qe tha Mesut Ozil nuk perfaqeson klubin e tyne por vetem lojtarin dhe u distancuen prej tij. Jo vetem kaq por Ozil nga ajo kohë vetëm ngrohë stolin e rezervave sepse Byroja Politike Kineze nuk do as me iu permendë ma emni atij lojtari – njajte siç bane kinezet me aktorin Richard Gere i cili asht mbrojtes aktiv i Tibetit te lire dhe mik i Dalai Lames, dhe per kete arsye sot nuk e sheh kush ma ne filma sepse kompanite Hollywoodiane te bleme nga kinezet nuk i ofrojne ma role…
Me protestue ndaj shkeljeve qe bahen ne Kinë, shfarosja e ujgureve nuk asht e vetmja kauzë, jane po ashtu kampet e punes së burgosunve politike, puna e minoreneve, etj… Por Premier League aty hesht dhe nuk kursen vetem Kinen nga protesta sportive, ne fakt kursen krejt vendet e tjera te Azise si Vietnami psh qe po ashtu shfrytezon punen e femijeve dhe te burgosunve politike. Shkurt nji Hipokrizi e pashoqe kjo e Premier League. Pse nuk e shfaqi Liga Angleze këtë ndjeshmeni ndaj çashtjeve te racizmit deri ne vitin 1991 kur Anglia ishte mbeshtetesja ma e madhe e regjimit te Afrikes se Jugut qe sundonte me sistemin e Aparteidit? Edhe pse asokohe pat presion nga bota, Anglia heshti se i leverdisnin minierat e arit e diamantet si i leverdisin sot miliardat e Kines.
Ne vitin 1985 kur kleriku anglikan Desmond Tutu ne emen të vendeve anetare te Commonwealth, (Komunuellthit), Britanik i kerkoi Anglise me nderpre perkrahjen ndaj regjimit te Afrikes se Jugut, kryeministrja Thatcher u mjaftue me nji këshillë per “bojkotim ne baza vullnetare te regjimit te Aparteidit”…asnji veprim nuk ndermoren asokohe drejtuesit e Liges Angleze…-“ Dakord nuk e bane atehere por po e bajne sot” – mundet me kundershtue ndokush…
Edhe njihere e theksoj nuk kam asnji problem me mbeshtetjen e kauzave por jo ne menyre selektive, edhe pse nuk jam per politizimin e çfaredollojte te sporteve, nëse bahet atehere le te bahet per çdo kauze njisoj. Ne te kundert nese bahet per nji kauze e heshtet per tjetren, atehere asht thjesht Hipokrizi…
Por me sa shihet drejtuesit e sporteve nuk e kane shume problem këtë punen e hipokrizise dhe per fat te keq haraçin e kesaj hipokrizie ka me e pague sporti – futbolli ne këtë rast. Futbolli qe ka me humbe popullaritetin duke hy ne vorbullen e propagandes selektive.
Çka mundet me pasue mbas kesaj? Sepse vetem fillimi dihet kur nisin shtegtime te tilla te perfshimjes ne agjenda sociale. Me çka kam verejte nga mediet ajo qe ka me ardhe ne sporte mbas angazhimit politik kanë me qene skuadrat e futbollit te perzieme mashkuj e femna, ekipet pa gjini…e kane nise ne disa Liga Amatore si fillim…