Categories
Uncategorized

Dyfeku i Zenos

Kastriot DERVISHI

Partizan Zenoja i Brigadës 23 sulmonjëse, kujtoi se ishte i rëndësishëm. Teksa bashkë me shokët e tij hyri triumfalisht në Shkodër, u soll vërdallë qytetit deri sa ndaloi te pijetorja e Lul Gjonit. Borgjezi e kish mbyllur dyqanin dhe nuk po festonte “lirinë” që kish sjellë Zenoja. Iu lut fotograf Birçes që për kujtim t’i bënte një foto, se me siguri do të flitej në të ardhmen për historinë e trimërinë e tij. Nazistët e poshtër ikën nga Shkodra pa mundur të dëgjojnë dyfekun e Zenos. Kish hyrë dhjetori 1944.

Leave a comment