Categories
Uncategorized

Mirazh

Albri BRAHUSHA

Shkretina, ku nji mirazh
Bjen, ditës mbi ranë
Dielli, e shfaqet përvëlues
Shtegu, që çon nëpër oaze
Natën, qielli barset me hanën
E freskët, nata nën yjet vëzhgues.

Shfaqet mbi duna Dashnia Jote
Me Za mbas perdes më thue:
Fytyra Jeme s’asht e kësaj bote.

Leave a comment