Categories
Uncategorized

Në pragmjerimin e talljes kombëtare…

Neritan LIÇAJ

Shumë miq të mi që, me duan vërtet të mirën, me thone hidh statuse të mirëfillt e serjoz. Dhe kanë të drejte, shumë te drejtë. Por nuk e di perse këta të rilindjes, forca politike që i solli në pushtet, me të cilët rilindja nuk ka asgjë të përbashkët, tashme e përçudnuar deri në dhimbje, P.S. janë në pragmjerimin e talljes kombëtare, siç po e shohim përditë me sytë tanë!

I tall një Shqipëri e tërë! Dhe sinqerisht me vjen keq për këtë. E them shumë seriozisht. Si çdokush nga ne edhe une kam pilot të majtë në familje dhe miqësi…njerëz që i dua dhe vlerësoj, sikurse po ashtu dhe të djathtë që po njësoj i dua dhe vlerësoj pa fund. Kjo është Shqipëria jonë e vogël, jetët tona janë të ngerthyera në këtë bashkëjetesë të dhimbshme të lodhshme dhe të bukur njekoheshit, në këtë ballkanizmin tonë mendesor dhe shpirtëror.

Mua si Neritan me intereson që partitë forcat politike, grupimet dhe aleancat partiake të jenë të shëndosha, të gjenerojnë ide, platforma, burime njerzore etj, por mbi të gjitha frymë kombëtare që vendi im, i juaji, i tyri, të jetë një vend normal për t’u jetuar për të gjithë ne dhe mbi të gjitha për të ardhmen fëmijët tanë!

Që Shqipëria e lodhur deri në rraskapitje të fillojë të jetë një vend i fort, i jetueshem, dinjitoz, kokelarte në histori dhe jo një vend bananocitjanianor, siç është katandisur për fat të keq. Prandaj po shkruaj këtë hidhesire por të vërtet që vijon më poshte! Si mund të ndodhi kjo dëshirë e imja, por dhe e të gjithëve ne, kur kjo forcë politike P.S, që e mbanë veten për një forcë progresiste,të lejonte që pjella e sajë Rilindja të sulmoje politikisht artin e vendit të tyre!

U shkel kushtetuta që të prishej Tetri Kombtar, u shkatërrua gjykatat kushtetueses , që Teatri të mos gjente dot të drejtën, u shkelen ligje e procedura që të prishej Teatri, u hodh propagandë e felliqt deri sa e quajtën dopolavoro që s’ ka qen kurrë,e sikur ne që kemi jetuar e punuar atje për vite të tëra paskeshim qene mbytur nga pleshtat që kishte ajo bizhuteri e klasifikuar si e tillë dhe nga Europa?!

Une ju siguroj që s’ kam pasur kokërr pleshti por besoj dhe puthadoret e qeverisë, të pakët, që trumpetuan këtë propagandë fekale s’kan pasur pleshta! U përdor pandemia për të mbyllur një popull të tërë në arrest shtëpie për të prishur Teatrin! U dërguan qindra forca policore kundër nesh artistëve dhe qytetarëve që ruanin pronën publike dhe histori të këtij vendi, si të ishim bandite! As diktaturat më të egra në botë se kanë bërë këtë! Është rasti i parë në historinë e njerëzimit ku sulmohet arti me forca masive policore! Dhe gjitha kjo përse?! Sepse i lodhur karakatine politike, njerzore, qytetare, kishte 22 vite që kishte vendosur t’a prishte, siç e pranoi dhe vete!

Atëherë mundet dikush nga PS të më thotë: përse kjo forcë lejoi që ne të sulmoheshin politikisht? Përse kjo forcë politike lejoi të sulmohej me forca policore arti dhe artistët e tij?! Përse nuk doli kjo forcë të ndalte cartjen e një njeriu të vetëm, i mllefosur ndaj artit, t’a kapte për mjekrrën dhe ti thoshte, ne s’të lejojmë!

Socialiste përse nuk e bëtë! Pse heshtët? Pse na late në baltë? Pse na late të pushkatoheshim politikisht dhe pastaj të na akuzonin për turp e faqe të zezë që ne që e mbrojtem ishim të politizuar? Kush ishte i politizuari, në të vërtet, ne apo ju??

Çfarë ju bëri Teatri dhe artistët? A nuk jemi ne valle bijt e këtij populli dhe tuajet?! A nuk jemi ne që përfaqësojmë këtë vend, kulturën, artin, traditën e tij dhe përpiqemi të mbjellim të bukurën me punën tonë në jetë tuaja? Sa lotë e qeshje, sa kryevepra dhe mendime e ndjenja ju ka dhënë ai teatër dhe ata që kanë punuar atje, ju dhe gjithë Shqipërisë?!

Ndryshe nga politika që ka dhënë dhimbje në jepnim ide, mendime, emocione, ndjenja! Perse o socialist heshte përballë talebanizmit rilindas?! Valle kështu talebane i konsideroni ju rilindasit e vërtete të këtij kombi? Valle kështu kanë bërë, Sami, Naim e Abdyl?! Si ju? Dhe ju i thoni vetes forcë progresiste me fjalë kur në të vërtet u treguat talebanët?

Bëni një pyetje vetes dhe me thoni pastaj dhe mua: a jeni progresiste vërtet? Njerez dhe forcë politike që mbështesni artin dhe kulturën? A Jeni vetete? Lejuat të shkatërrohet një vlerë e trashegimise, historisë dhe artit jo vetëm të vendit tuaj por dhe të Europës…njësoj siç bën talebanët me Buda-t 5.000 vjeçare në Afganistan të mbrojtura nga UNESCO!

Përse o socialist u bëre taleban dhe u rreshtove në krahun e zezonës së kombit tuaj? Sepse për ju më rëndësi ka partia sesa kombi? Sa përse bien mbi ju? Sa zezone bie mbi ju o socialiste dhe zezona juaj ra mbi një komb të tërë!

Përse e urryet popullin tuaj? Përse e shkundet e vodhet e rraskapitet e përditë e fyet e poshtëruat e kërcënuat e tallet e përçudnuat?!

Ke more socialist? Ke? Popullin tuaj artistët tuaj intelektualët tuaj?Tani e fundit që them! Sa të kem frymë do ju luftoj o të pabesë dhe antishqiptarë…sa të kem frymë ju socialistët antisocial pas do me keni si hije! Sa të kem frymë do ju luftoj me mjete demokratike sigurisht, sepse s’ju pata asnjë faj! Nëse doni që mëria ime dhe e shumë shqiptarëve të mbarojë ndaj jush, ju socialistët duhet të uleni ne gjunjë dhe t’i kërkoni të falur artit shqiptare dhe artistëve të tij!

S’ju patëm asnjë borxh, përkundrazi ju na keni një mal shumë të madh borxh! Dhe borxhet që nuk lahen në dorë shënohen në defter dhe unë nuk harroj.

Ju na keni borxh 8 vite të jetëve të çdo shqiptari! Prandaj flakeni ju kermen rilindje sepse nga barku juaj doli dhe kërkoni ndjese Shqipërisë dhe shqiptareve. Atëherë po do keni fytyrë të dilni sërisht përpara meje sepse unë di të falë, por duhet të uleni ne gjunjë dhe të kërkoni faljen!

Miqtë e mi ju faleminderit qe më nxisni të bëj kumte të tilla sepse po më plas shpirti, por takatin e kam shumë të madh.🙏🙏🙏

Leave a comment