Categories
Uncategorized

Kush ha kumbullat, kujt i mbihen dhëmbët e tjetërkujt i tregohet burgu.

YLLI MANJANI

I thanë se po fut Rusët nëpërmjet kompanive OFF SHORE, por në ndjekje penale përfundoi Basha se harxhoi paratë e partisë si Tij për të blerë konsulence të huaj.

I thanë se je kapur në flagrancë duke vjedhur vota (BILD ja tha), por në burg përdunduar disa komisionerë të mbaruar të PD e LSI. Pra ata na paskan vjedhur vots për PS. Arrestuan dhe të vdekur madje…🤦‍♂️

I thanë e pra i thonë se bashkitë e zabtuara prej Tij po bëjn kërdinë me leje abuzive dhe në dëm të përhershëm të mjedisit, por fajin e paska patur Fran Frrokaj që ka firmosur një shkresë përcjellëse krejt pa përmbajtje.

I thanë, dmth u denoncua me fakte, që vëllai i Ministrit të Brendshëm merret e de me drogë, përveç se i shmangej drejtësisë Italiane, por fajtor u deklarua Ervin Salianji. E deklaruan fajtor për kallëzim të rremë, kur ky nuk kishte bërë kallzim!!!

I thonë që po fal detin, por thotë se fajin e ka Luli&Iliri.

I thonë se izolove vendin nga Europa, por shkon në Europë e kërcënon Opozitën!

I thanë e i thonë që vendi është dyndur në hashash dhe është qendër e tranzitit të drogave të forta, por fajin e ka Lazarati, i cili është dënuar me uri.

I thanë e i thonë që po bën namin me koncensione, PPP e tendera pa garë dhe pa buxhet të miratuar, por fajtor është Saliu, LSI-ja dhe Luli.

Pra Ai ska faj për asgjë! As që i ka shkelur premtimin Shalsit që do vidhnin më pak..!

Ligji i sotëm është kush ha kumbulla ska faj. Kush flet i mpihen dhëmbët. Kush denoncon me fakte e pret burgu.

Ndërkohë burgu boshatiset nga kriminelë e trafikantë, për t’u mbushur me protestues, hallexhinj e opozitarë.

More po kemi shtet!
Kemi drejtësi të reformuar biles!
Kemi ligje të drejta, si drapri!

Leave a comment