
Xhafer SADIKU
Kur zhvillohej Lufta e Shkodrës (tetor 1912-prill 1913), nën komandën e gjeneralëve Hasan Riza Pasha dhe Esad Pashë Toptani, asnjë shqiptar i Amerikës nuk erdhi të mbronte Atdheun.
Përkundrazi, shtatëmijë malazes lanë Amerikën dhe u bënë pjesë e ushtrisë së atdheut të tyre, ku shumica u vra ne rrethinat e Shkodres.
Në vitin 1914, gjatë qeverisjes së Princ Wiedit, pati një numër të vetquajtur “nacionalistë” që erdhën nga SHBA për të ndihmuar. Por, ata më shumë luftuan bejlerët dhe sidomos Ismail Qemal Bej Vlorën dhe Esad Pashë Toptanin, dhe synonin të sillnin progresin duke i bërë kishat “thjatro” dhe xhamitë “qinema”.