Categories
Uncategorized

Izolimi i pashmangshëm i Serbisë dhe politika jonë si shpëtimtare e saj.

Ardian MUHAJ Pozita gjeostrategjike e shqiptarëve po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme për ekuilibrin në Ballkan. Një nga pikat më të forta të kësaj pozite gjeostrategjike është dalja e Shqipërisë në Detin Mesdhe përmes dy deteve, Adriatik e Jon, në një vijë bregdetare të gjerë dhe me porte të shumta. Aktualisht vetëm tri shtete […]

Categories
Uncategorized

KANGA “DALIN VASHAT” DHE HISTORIA E SAJ

Ilir SECI Kanga e njoftun shkodrane “Dalin vashat prej mejtepit” asht nji histori e vërtetë dashnie…historia e nji dashnie t’parealizueme… Autori i kanges asht Hasan Preza, i cili ja ka kushtu këtë kangë nji vashe që e ka dashtë prej larg… I riu Hasan Preza, ishte me profesion kundraxhi,(kepucar), dhe kishte dugajen e vet të […]

Categories
Uncategorized

NESËR DU ME DAL N’RRUGË!

Nesër du me dal n’rrugëme zheleMe pa njerzitSi nuk shohinKam ftoftë!Uri!Vetmi! Njerzit ecin t’verbunPadashjeme dashje m’shkelin!Njerzit ecin si t’pavdekshëmPor nji ditë desin! Nesër du me dal n’rrugëE vorfenMe pa,kush m’don?Kè du?Du me dal n’rrugëE shëmtumeMe pa, kush më dashunon? Nesër n’darkëmu kthy n’vediMe i diftu ZotitSi jena ba ne njerzit!! Lumturie SPAHIJA

Categories
Uncategorized

Kombi shqiptar dhe gjuha e njësuar.

Kanë kaluar gati 50 vjet dhe si është gjendja e gjuhës shqipe? Si është realizuar standardi?Pas vendimeve të vitit 1972 kryeministri i RPS të Shqipërisë Mehmet Shehu deklaroi: Kjo është një fitore për vijen e Partisë! Dhe fitorja e partisë ishte fitorja e popullit shqiptar, apooo….??! Kur lexoj disa tekste të shkruar nga shqiptarë të […]

Categories
Uncategorized

EPOPEJA E HARRUAR. RRETHIMI DHE NGADHNJIMI I SHKODRËS (TETOR 1912-PRILL 1913)

Ardian MUHAJ Më 8 tetor 1912 shteti i vockël i Malit të Zi, me një popullsi jo më shumë se 250 mijë banorë i shpallte luftë Perandorisë Osmane. Natyrisht projekti dhe synimi i Malit të Zi ishte jo lufta kundër kësaj perandorie por kundër territoreve shqiptare. Mali i Zi synonte që pas marrjes së shpejtë […]

Categories
Uncategorized

6 shkurti 1967: Dita kur u shpalos ideja me ia falë Shqipërinë dreqit, me tapi!

Lufta kundër fesë ose më saktë kundër Zotit, në Shqipëri kishte nisur, që me ardhjen në pushtet të klikës komuniste. Viti 1967 dhe aksioni i hapur për prishjen e objekteve të kultit ishte vetëm kulmimi i asaj fushate që kishte nisë në 1944. Enver Hoxha përmes një fjalimi të mbajtur më 6 shkurt 1967 shpalli […]

Categories
Poezia shqiptare

Rini e munguar

Vitet e rinisë së munguar –kujtime të athëtaaromë bar tejenë xhepat e palltos Gubtë babës – varë në raftinme rimeso panje, të shëmtuar.Ujë i qelbët pusi – bakterieplot, harruar pa ngjalë. Unë,ti e të tjerët këndonim këngëte së ardhmes, të harruar.Radiostacionet e largëta najepnin shpresë se një ditëdo thyheshin kufijtë, do bintebomba, do ndalej mortja […]

Categories
Uncategorized

HISTORIA E SHPËTIMIT TË HEBRENJVE NË SHQIPËRI NUK FILLON NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE, POR DATON QË PARA 5 SHEKUJSH.

Një aspekt interesant i pranisë së Spanjës në Shqipëri në shek. XVI ishin edhe nënshtetasit spanjollë të fesë hebraike që ishin dëbuar nga atdheu i tyre iberik. Ky dëbim nga Gadishulli Iberik fillon nga fundi i shek. XV dhe përbën një kapitull tragjik të historisë mijëravjeçare të hebrenjve. Ashpërsimi i lëvizjes antisemite dhe antimyslimane arriti […]