Categories
Uncategorized

NESËR DU ME DAL N’RRUGË!

Nesër du me dal n’rrugë
me zhele
Me pa njerzit
Si nuk shohin
Kam ftoftë!
Uri!
Vetmi!

Njerzit ecin t’verbun
Padashje
me dashje m’shkelin!
Njerzit ecin si t’pavdekshëm
Por nji ditë desin!

Nesër du me dal n’rrugë
E vorfen
Me pa,kush m’don?
Kè du?
Du me dal n’rrugë
E shëmtume
Me pa, kush më dashunon?

Nesër n’darkë
mu kthy n’vedi
Me i diftu Zotit
Si jena ba ne njerzit!!

Lumturie SPAHIJA

Leave a comment