Categories
Uncategorized

Ata qe kane fallsifikue historine kombtare duhet te ishin ne burg per kulturocid

No description available.

Ilir SECI

Ne shkolle kemi mesue historine si e kane paraqite thjerrëzat ideologjike të syzeve të Partise së Punes, syzeve që mbanin pa perjashtim te ashtëquejtunit historianë që pergatisnin ato tekste sipas direktivave enveriste. Historiane qe ironikisht ende citohen sot dhe mbahen per autoritete meritore ne nji kohe qe per ato merita ato duhet te ishin ne burg te denuem per kulturocid, sepse kane fallsifikue historine kombetare. Ato qe jane gjalle duhet te ishin mbrapa hekurave, kurse ato qe nuk jetojne ma duhet ti kishin te hedhuna ne kosh veprat e fallsifikueme. Qe nji shembull klasik fallsifikimi…Po e nis me nji parantezë : – Të tanë e kemi pa ate foton e famshme historike te lundrës qe mban Ismail Qemalin, Luigj Gurakuqin, Isa Boletinin e tjere qe po shkojne per ne Londer. Foto qe asht ba ikonike gjate 109 viteve te qenësisë se shtetit shqiptar. Nuk e di a e ka dvetë kush veten ndonjihere si asht mundesue ai udhetim deri ne Londer? Domethane si asht mundesue praktikisht, kush e ka pague sepse shteti shqiptar asokohe ishte i paqenë, (inekzistent), dhe udhetimi i tyne deri ne Londer, akomodimi, fjetja, me ngranë r me pi, levizja nëpër Angli dhe Londer, të tana kane kushtue shume ne kryeqendren e botes asokohe…Keto hollesina jane anashkalue dhe te ashtequejtunit historiane ngjarjet e atij udhetimi i reduktojne vetem te dy alltiat e baces Isë…Por nuk asht permendun dhe as nuk permendet fare njeriu qe me shpenzimet e veta e bani të mujtun atë udhetim, nuk i permendet as emni, se per me i dhane merita as që bahet fjale. Njeriu qe e bani te mujtun ate udhetim ishte shkodrani Mark Kakarriqi, nji nga shqiparet ma te pasun asokohe, tregtar i zoti qe nji kohe ishte edhe nenkryetar i Dhomes se Tregtise Europiane. Mark Kalarriqi qe nji rast ne Odesa, Rusi, i dha dy vaporra me grune per me ble dy piktura te Rembrandtit…piktura qe i solli ne Shkoder, njenen prej te cilave Lidhja e Shkrimtareve dhe Artisteve te Enverit ia dhuroi shkrimtarit sovjetik Ilia Erenburg kur erdhi ne Tirane, kurse tjetra thonë që asht në arkiven e Galerise Kombetare. Mark Kakarriqi leu në Shkodër me 1884 dhe vdiq me 24 qershor 1942, sipas disa deshmive i helmuem nga fashistet se nuk u shkonte per shtat sa ishte kryetar i bashkise se Shkodres. Mark Kakarriqin, Enver Hoxha e urrente ne person sepse dikur e kishte kundershtue kur deshen me e afrue me Levizjen komuniste, por Marku u tha se ishte liberal por nuk ishte komunist, se e donte atdheun te lirë por pa komuniste. Dhe hakmarrja primitive e diktatorit e hoqi edhe nga fotografia historike… E pra ky njeri, Mark Kakarriqi asht personi qe ka mundesue vajtjen e delegacionit shqiptar Londer me ne krye Ismail Qemalin dhe ne momentin e nisjes asht ba fotoja e rastit…fotografine qe na e dimë cila asht, por ajo qe nuk dimë asht se këtë foto manipulatoret batakçinj te historise enveriste e paten ndryshue, (ba fotoshop), tue hjekun nga fotografia Mark Kakarriqin dhe ne vend te tij vnduen nji tjeter…Bashkengjitun me kete shenim keni dy fotot, origjinalen dhe te fallsifikuemen që “autoritetet e historiografise” na e shiten si autentike per 70 e kusur vite…kete fakt e ka ndriçue studiuesi Genc Hoti, i cili e ka denoncue publikisht fallsifikimin e historianeve enveristë qe ua shiten shiptareve sapunin per djathe dhe vazhdojne me ua shitë edhe sot e kesaj dite. Ky shembull asht vetem njeni nga shembujt e shumte te fallsifikimit dhe tjetersimit te historisë, keta jane pra te ashtequejtunit historiane qe njihen e permenden si “autoritete”…mos e lejoni veten te budallepseni nga paraqitjet e tyne ne studio televizive veshun shik tek flasin me elokuence… nën ato kostume firmato fshihen disa nga batakçinjtë ma te medhenj që kanë randue tokën shqiptare…nën ato kostume firmato gjinden genjeshtare ordinere qe fshihen mbas titujtve, urdhnave, dekoratave te dhanuna nga batkçinj te te njajtit rang me ta. Le te flasim deri sa te plasim mbasandej per prestigj dhe besueshmeri profesionale, (kredibilitet akademik), e me rradhe…ketu te keto marifete enveristi gjindet shkaku pse askush jashte kufinjve te Shqipnise nuk i merr seriozisht studiuesit dhe historianet e shkolles se Enverit…historianët qe vazhdojne e mbajnë gjalle enverizmin pikerisht me ane te Historise se Fallsifikueme…Dy jane shtyllat ideologjike mbi të cilat vazhdon e mbahet gjalle enverizmi – Historia e Fallsifikueme dhe Gjuha Letrare me ane te cilës edhe asht shkrue ajo e ashtequejtun histori…

Foto origjinale.

Leave a comment