
Charles BUKOWSKI
Los Angeles
mbi gjethet e palmave jashtë dritares sime
filloi të bjerë shi
filluan buritë e makinave,
fishekzjarret dhe bubullimat.
u shtriva aty nga nënta
fika dritat
u mbulova mirë
qefet e tyre, lumturia e tyre
ulurimat, kapelet prej letre,
veturat, femrat e tyre
dehjet e tyre prej axhamijsh…
kjo natë e Vitit të ri
gjithmonë ma ka shpifur
jeta s’do ta dijë se vitet shkojnë.
s’po u bien më burive
rreshtën edhe fishekzjarret e bubullimat…
për pesë minuta të gjitha mbaruan…
dëgjoj vetëm shiun
mbi gjethet e palmave dhe mendoj:
s’do t’i marr vesh ndonjëherë këta njerëz,
por e kalova dhe këtë.
© shqipëroi Maksim Rakipaj