
Vehap KOLA
Në çdo qytet tradicional, ndërtesa më e lartë i takonte Zotit.
Minareja e një xhamie apo kulla e një kishe, zakonisht atyre objekteve ku organizoheshin lutjet e përjavshme kongregacionale, mbizotëronte edhe mbi pallatet mbretërore.
Kullat e larta të modernitetit janë thjesht një shprehje bruto e rebelimit ndaj Zotit, e arrogancës ndaj qiellit.
Kur këto kulla bëhen përbri vetë minareve të xhamive apo kullave të kishave ato shndërrohen në simbole të luftës ndaj fesë dhe shfaqjes e ushtrimit publik të saj.
Kjo kullë që po ngrihet në shpinë të Xhamisë së Et’hem Beut në Tiranë është ishareti më ashiqare që Edi Rama dhe Erion Veliaj i bëjnë një qyteti pa zot.
Në këtë qytet përmendja dhe lartësimi i Emrit të Zotit po bëhet i pamundur.