
Genc DRINI
1-
Spatul e egër e stuhisë
Mbi paletën e çative, vrik
Tjegullat pigment kuqe përlan,
E së prapthi në telajon e vorbullt të qiellit,
me guacka anijesh detit përthithur
plot zhurmë, në shthurjet njëmijë formash
në pop art kinetik, i zhyt.
Heshtje,
Një çast
Në kundrim të veprës së përkryer.
E një dihatje e çjerrë nga britmat e brinjëve të shpërthyera
që rrëkëllehen, mbi tullën e zhveshur të tokës.
2-
E ti, çati-rrashtëshkulur stuhishë, përse nuk shpërthen,
po në honin batërdi,
xhamit cop’thyer ngjeshur,
i shastisur rri?