
Familja Soros ka qenë deri vonë një familje e përfshirë në një numër goditjesh spektakolare e skandaloze në tregjet financiare e monetare në botë. Një nga rastet më të bujshme të përfshirjes së George Sorosit ose Gjergjit të Zi pasi emri i lindjes është Georg Schwartz, në spekulim financiar ose më saktë vjedhje shumash kolosale parash, është ajo e shtatorit 1992, duke spekuluar me poundin britanik dhe duke vjedhur 1 miliardë dollarë në vetëm pak ditë. Kjo do të shënonte angazhimin e tij më haptas dhe më lirshëm për kauzën e tij personale e veshur me fjalë të bukura e klishe të njohura.
Familja Soros është profilizuar si një gjuetare krizash dhe shoqërish në krizë, të cilat si duket përbëjnë një objektiv të mirë për spekulim e pasurim, duke dhënë një ndihmë të vogël në trushplarje për të arritur përfitime kolosale përmes marrjes në dorë të mekanizmave të pushtetit.
Prandaj është e kuptueshme pse familja Soros është kaq e interesuar për Shqipërinë dhe shqiptarët. Duke qenë një shoqëri e kapluar nga kriza, familja Soros investon në thellimin e krizës së shqiptarëve, duke përfituar njëkohësisht prej dobësimit të shqiptarëve të zhytur në krizë.
Por le të mos shkojmë më tej në shpjegime të tilla që tashmë janë të ditura botërisht dhe po bëhen gjithnjë e me të qarta sidomos kohët e fundit. Pyetja që u intereson më shumë shqiptarëve sot është se cilat janë lidhjet dhe raportet e politikës sonë me familjen Soros dhe agjendën e saj në trojet shqiptare. Këto raporte e lidhje kanë qenë objekt debati e diskutimi dhe më shumë është folë me inate se sa me fakte. Në këtë rast nuk do shtojmë asgjë në debat vetëm u kemi hedhur një vështrim vetë qëndrimeve të familjes Soros ndaj aktorëve politikë shqiptarë, sipas shprehjes dhe parimit popullor “mos e dvet se ta thotë vetë”.
Të dhënat e bëra publike dhe leximi i paraqitjeve publike të familjes Soros në Shqipëri na japin të dhëna interesante të cilat tregojnë se cilin ka për zemër Sorosi dhe cilin nuk e honeps. Analiza është e thjeshtë dhe nuk ka asgjë konspirative. Është thjesht një analizë të dhënash të bëra publike nga vetë familja Soros. Shkurtimisht analiza e fotografive të takimeve të Aleks Sorosit dhe të atit me aktorët e politikës shqiptare do të kishte kursyer tonelata bojë e letër e orë debate. Kjo analizë tregon se më i afërti me familjen Soros dhe veçanërisht me Aleksin është kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Askujt nuk i është ofruar një paraqitje më intime se z. Rama. Gjuha e trupit në këto foto është thelbësore. Kontakt fizik jo formal u është ofruar vetë tre liderëve partiakë shqiptarë nga krejt spektri politik: Kryeministrit Edi Rama, presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Albin Kurti. Ndërkohë siç edhe vërehet qartë në fotot e bëra publike kjo nuk ndodh me liderët e tjerë të politikës shqiptare pavarësisht faktit se edhe ata janë takuar me Aleks Sorosin, me përjashtim të liderit të PD, z. Lulzim Basha i cili nuk as asnjë foto publike me të, por me George Sorosin. Liderët shqiptarë që nuk kanë trajtim përzemësie dhe dashamirësie të ngushtë me Aleks Sorosin janë siç shihet edhe nga fotot zyrtare të takimeve: presidenti Ilir Meta, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryetari i opozitës shqiptare Lulzim Basha.
Grupi A. Liderët partiakë të afërt me Sorosin, ose “djemtë e mirë”.



Grupi B. Liderët partiakë jo të afërt me Sorosin, ose “djemtë e këqinj”.



©Kulturatv.com.
Lejohet dhe rekomandohet shpërndarja e kësaj analize të thjeshtë nga kushdo, por nuk lejohet ribotimi në asnjë media.