
Ilir SECI
Lexova nji shkrim me titull – “Projekti i Albin Kurtit për rrugën Gjakovë-Shkodër, një mundesi reale zhvillimi”, – ku i meshohej idese se nji lidhje mes dy qyteteve aq te randesishme te Shqipnise veriore, kishte me pase nji impakt te jashtezakonshem ne rigjallnimin e jetes ekonomike ne krejt pellgun e dy Drinave dhe ma tutje te Drinit te Bashkuem.
Autoreve te shkrimit kisha me ua ba nji sugjerim, nuk asht nevoja me ba tane rrugen Gjakove-Shkoder, por duhet thane Gjakove-Mjedë. Sepse nga Mjeda deri ne Shkoder, rruga asht, ne Mjedë asht Rruga dhe besa asht edhe Hekurudha. Nji lidhje me autostrade ose me Hekurudhe nga Gjakova ne Mjedë kishte me krye pune per Veriun e Shqipnise e Kosoven…Pikerisht ne Mjedë sepse aty asht edhe Treni edhe rruga qe shkon ne Shkoder.
Opinioni shqiptar pak ose aspak di per kete mundesi, dhe e para gja që opinioni nuk di asht distanca mes Gjakoves dhe Mjedës…
Po e bajme nji llogari ketu :
– Rruga Mjede-Koman asht e gjate 36 km, nga Komani ne Fierze nuk ka rruge, sot per sot pershkohet me anije dhe une kam pyete drejtuesit e atyne anijeve e me kane thane se nga perllogaritjet e tyne i bie :
– “Nga Komani ne Fierze ne e bajmë per 2.2 ore edhe lundrojme me 12 milje ne ore, qe i takon 24.24 milje.”
Ne kilometra kjo i bie 40 km…Ndersa nga Fierza per ne Gjakove asht rruga dhe asht e gjate 54 km…
Fiks 130 kilometra gjithsej…rruga Mjedë-Gjakovë.
Nga keto 130 kilometra vetem 40 jane qe duhen hape rruge e re pergjate bregut te Liqenit te Komanit sepse pjesa tjeter asht rruge ekzistuese qe mund zgjanohet e riparohet. Dhe kjo rruge kishte me qene arterie per trupin e kombit, me e rigjallnue nji pjese te randesishme te kombit nepermjet lidhjes se Gjakoves me Mjedën, e nga aty me Shkodren dhe daljen ne portin e Shengjinit qe nuk perdoret fare sot.
Se çfare impakti kishte me pase hapja i nji arterie te tille mjafton me iu referue historise tone…ne shekujt 17-te dhe 18-te, tregtia e Shkodres me Pejen e Gjakoven bahej me karvane mushkash. Nga fluksi i madh tregtar mes Shkodres me Pejën,(dhe Gjakovën), ne mes te udhes se karvaneve te asaj kohe lulezuen dy qytete, Plava dhe Gucia, qytete qe sherbenin si stacione pushimi per njerezit qe transportonin me mushka, si shkruejne udhetaret e kohes keto dy qytete ishin plot me hane,(hotele). Dhe ne kulmin e tyne keto qytete bashke kane pase mbi 50 mije banorë. Asokohe udhetohej neper territoret shqiptare qe ende nuk i kishte aneksue Mali i Zi…
Sot nuk asht ma nevoja me i ra aq gjate, me mjetet e sotme mund hapet magjistralja e Drinit…Rruga qe andrroi presidenti i ndjere Rugova, por qe vdekja e parakohshme nuk e la ta jetesonte.
Dhe jo vetem magjistralja por edhe hekurudha. A e di oponioni shqiptar se gjate pushtimit austro-hungarez te Luftes se Parë Botnore, ne vitin 1915 inxhinieret austriake kane ba matje anes se Lumit Drin dhe kane pase planifikue ndertimin e hekurudhes pergjate rrjedhes së Drinit? Dhe kane pase ba nji projekt i cili ekziston dhe ka qene edhe ne arkiven e ministrise se transporteve ne Tirane…
Transporti hekurudhor asht ma efikasi, ma fitimpruresi dhe transporti ma i lirë i mundshem. Dhe nevojitet vetem nga Gjakova ne Mjede…nga Mjeda mbasandej shkohet ne Han te Hotit e nga Hani i Hotit lidhja hekurudhore asht e mundshme deri ne Malesite e Skocisë apo edhe ne skajin ma verior te Norvegjise gati ne rrethin arktik. Kryq e terthuer Europes domethane…Lania mbas dore e ketij transporti asht ba me qellim te mirellogaritun, sepse duke neglizhue hekurudhen qe lidh Shkodren me Europen, neglizhohet lidhja e Shqipnise me Europen. Rezultati praktik asht se dy portat qe bajne furnizimin e Shqipnise me mallna vazhdojne me mbete Kakavija me Kapshticen – te dyja qe na bajne me qene te mvarun prej Greqise. Ky neglizhim në fakt nuk asht paaftesi qeverisese, asht ma shume…asht projekt antishqiptar qe mbyll portat e Europes e hap ato te Greqise qe edhe pse asht ne BE, ende ka ne fuqi ligjin e luftes me Republiken e Shqipnise…Jo rastesisht sa here vidhen shinat e hekurudhes mes Shkodtes dhe Hanit te Hotit, “me u shite per hekur” – si thuhet, kur ne fakt asht thjesht sabotim ekonomik…si e si me u dhane mbrapsht ekonomikisht shqiptareve.
…Sikur te jetesohej ky projekt, kjo rruge ose hekurudhe kishte me e ba realitet bashkimin kombetar sepse vetem me transport bahet e prekshme andrra shekullore…dihet nga historia se Gjermanine e ka unifikue pikerisht ndertimi i hekurudhave, prusianët kur udhetuen me trena ne kohe te shkurter mes distancave te medha, u binden se Gjermania ishte ma e madhe se Prusia.
Le te shpresojme se ajo dite ka me ardhe edhe per ne…
Perveç tana perfitimeve te siperpermenduna, nese nji dite ka me u ba kjo udhe automobilistike ose hekurudhe, ka me dalë udha ma piktoreske ne krejt Ballkanin e ndoshta nji nga ma piktoresket ne Europë…
Le te shpresojme, mbasi me shpresue s’mund na ndal kush…