Categories
Uncategorized

NE SHQIPERINE E ENVER HOXHESKRIMET E SIGURIMIT TË SHTETIT(me gojën e tyre)

Xhafer SADIKU

Dëshmi e Vaskë Kolecit:Myzafer Pipën e rrahëm sa vdiq “Vazhdimisht janë përdorur tortura të ndryshme, s’ka pasur procese si në qendër ashtu edhe në rrethe që të mos jetë përdorur druri, janë përdorur këto tortura: Dru, pinca, kamzhik, litar të lagur, telefon, jeleku, hekur i nxehtë, pa ujë, pa bukë, cveshur, hekura në trup. Në organet e Sigurimit ishte bërë vijë, bile edhe në raste kur mund të punohesh me pyetje për më kollaj përdorej druri. …Në kuadrot e Sigurimit u arrit një gjë shumë e keqe: kush të rrihte më tepër, kush të shpikte ndonjë metodë të re, kjo si rezultat i pikpamjes së futur që nga lart që “s’ka mëshirë për ta kur s’tregojnë, ata janë armiq”. Nën “urrejtjen e klasës” ka rrahur Nesti, kam rrahur unë, por kjo e nxitur nga lart. Në procese, duke patur aprovim, unë u kam thënë shokëve që të rrahin e se kam kërkuar lart që “me qënë se nuk flet ta rrahim”. Në vitin 1948 në procesin e Kukësit, këtu në Tiranë, dru s’është përdorur por janë lënë me pak bukë, ujë, pa rroba. Në Shkodër, Shijak, Ballsh është përdorur dru. Ky është fakt. Unë vet kam rrahur në këto raste: Në 1946 kam shkuar për të ndihmuar në procesin e 9 Shtatorit që po zhvillohej në Shkodër. Që më përpara më ishte thënë nga shoku Nesti që të rrihnim pa u kufizuar. Kur vajta unë, një kishte vdekur nga të rrahurit. Unë rraha… Kam rrahur aty bashkë me Zoi Themelin Myzafer Pipën sa vdiq nga druri. I përdorëm hekurin e nxehtë (kjo e dhënë nga Koci). Vrasjen e maskuam, por unë e raportova tek Nesti. Në Shkodër gjithashtu kam rrahur Paulin Palin e të tjerë. Këtu në Tiranë kam rrahur me Nestin në procesin e Sami Qeribashit gjithashtu dhe në të deputetëve (Syrja Selfon). Në 1946, kur u zbulua një grup kundërshtar në Vlorë, kam rrahur një, por pak…”.

Leave a comment