Categories
Uncategorized

ÇLIRIMTARËT – ATA QË NA SOLLËN LIRINË…

Ilir SECI

…Vite më vonë, çdo 17 nëntor kur perkujtohej hyrja e tyre në Tiranë, Zaho Gjoksi ngjitej në tribunë dhe pa e fshehur fare mburrjen rrefente se si grupi i tij guximtar, nga urrejtja e madhe per pushtuesin dhe tradhëtarët, ishte ndarë nga toga partizane dhe kishte mberritur i pari fare te ministritë. E verteta ishte se grupi i tij i perbere nga kater partizane, ishte shkeputur nga toga sepse kishin humbur ne rrugicat e kryeqytetit. Gjithshka kishte ndodhur shumë shpejt, sa kishin qenë duke ecur ne nje rrugicë, kur ia kishte behur nje autoblinde gjermane…Sa panë autoblinden gjermane, togen e tyre e zu paniku dhe ikën nga syte këmbët, ku te gjenin ndonje vend per tu fshehur. Per te qindëtat e sekondes te gjjthe kishin avulluar. Zaho Gjoksi bashke me tre partizanet tjere kishin ikur ne drejtim te gabuar. Te panikosur ata kishin mësyrë drejt qendres. Nuk kishin faj sepse ishte hera e parë që hynin ne Tirane. Asnjëri nga te kater partizanet nuk kishte qene ndonjëherë ne kryeqytet… Nga ti dinin udhet?Pervoja nëpër male si komitë u vlejti shume.. Vrapuan si rrufeja, duke kapercyer mbi avlli dhe gardhe derisa e panë veten ne nje vend ku s’kishte me as avlli dhe as gardhe. Kishin mberritur ne qender te Tiranes. Siç e mësuan më vonë kishin ndaluar te godina e Ministrisë së Bujqesisë. Nuk paten kohe as te vërenin rreth e rrotull se ku ishin sepse nje varg autoblindash kaloi andej dhe qelloi drejt tyre. Plumbat zunë shokun e femijërise së Zahos, Jaho Bubullimën që ra perdhe…Ishte plagosur rëndë…Me nxitim moren mbi supe Jahon e plagosur dhe me shqisën e kaçakut me vrap kerkuan nje skute ku te fshiheshin…Mbrapa godinës së ministrisë panë nje derë dhe nxituan ta shperthejnë. E goditen me qytat e armeve…Por me kot dera nuk shperthehej…I zu ankthi. Nga ana tjeter degjohej uturima e motoreve te autoblindave gjermane, vargu i te cilave nuk kishte ndaluar por lëvizte… Gjermanet nuk po ndalonin. Nga ta dinte Zaho Gjoksi qe ne ato momente ushtria gjermane kishin marre urdher te largohej nga Shqiperia…Në ato momente Zaho kishte vetem hallin ku te gjente nje vend per tu fshehur… Zaho u tha shokeve qe te largoheshin nga dera qe nuk po hapej dot, nxori nje bombë Italiane dhe ja hodhi. Shperthimi i bombes e beri deren cope-copë. Dera në pjesën e mbrapme te ndërtesës ishte dera e bodrumit të ministrisë së Bujqesise, u futen menjehere brenda bashke me Jahon e plagosur. Kaluan nëpër ca rradhë te gjata, mes ca raftesh mbushur perplot me ca kartëra e ca qitape. Kurre ne jeten e tij Zaho Gjoksi nuk kishte parë kaq shume kartëra dhe qitape. Nga ta dinte Zaho mavria se kjo ishte arkiva e ministrisë së Bujqesise?……Gjeten nje tavoline te gjate dhe aty shtrine Jahon qe rënkonte nga plaget. U mblodhen rreth tij duke i dhene zemer…-“Mbahu Jaho! Edhe pak e çliruam Tiranën!” – i jepnin kurajo te tre…Por Jahua kishte humbur shume gjak e nuk e kishte te gjatë. E zunë ca te dridhura si ethe…Kur pa Jahon qe dridhej, Zahua nxitoi te ndizte nje zjarr…kartëra kishte plot aty, ç’te bente tjeter? I dhane uje Jahos nga pagurja italiane e aluminit dhe e afruan prane zjarrit…Aty në bodrum duke u gdhirë e Premte 17 nëntor 1944, Jaho Bubullima dha shpirt prane zjarrit qe kishte ndezuar Zahua …Nuk foli asnje fjale. Ishte plagosur rëndë dhe nuk fliste dot…Në mengjes kur degjuan thirrjet e partizaneve qe gezonin çlirimin e Tiranes Zahua me shokë dolen nga bodrumi duke mbajtur mbi supe trupin e pajete te Jahos…Zjarrin qe kishin ndezur në bodrum nuk e fiken dhe pas pak ai zjarr dogji krejt arkiven shumevjeçare te asaj ministrie…Vite me vone, mes duartrokitjeve Zaho Gjoksi i rrefente ndryshe ato ngjarje, i rrëfente ndryshe ato momente, rrefente se si Jahua para se te jipte shpirt u ngrit ndenjur dhe tha :-“Shokëni mos rrini ketu me mua…Nxitoni ndiqeni vargun e autoblindave te pushtuesit!Ndiqeni dhe mos ju ndani deri në strofkën e tyre në Berlin! Bëjeni per mua! Ma merrni haknë!”…Pas çlirimit në murin e ministrisë së Bujqesise u vendos nje pllake perkujtimore ku thuhej se :-“Duke u gdhirë 17 Nentori 1944, këtu ra heroikisht Jaho Bubullima, “Hero i Popullit”, ra duke luftuar kunder pushtuesve nazi-fashiste dhe tradhetareve te vendit.”… Në fshatin e Jahos dhe Zahos kërryen dhe këngë per trimerinë e tyre :”Ndal gjerman se s’ke parë trima/ Këtu i thonë Jaho Bubullima/ Ndal gjerman,ndal mos ik/Të nxë Zahua me belxhik!”… * * * * *Pas çlirimit te Tiranës, Zahua filloi pune si oficer në Ministrine e Mbrojtjes. Fillimisht me forcat e ndjekjes pastaj si kuader i asaj ministrie në kryeqytet. Gjeti dhe strehim në kryeqytet, me sakte ia mori shtepine nje tregtari tiranas, Rremë Fakirit, te cilin e vdiqen në dru kur i kerkuan florinjte qe ai i shkreti as ne ëndërr nuk i kishte parë. Pasi vdiq në hetuesi Rrema i shkrete, Pushteti Popullor vendosi t’ia internonte familjen në Shtyllas te Fierit…Duhej te linin Tiranën brenda 24 oreve, vetem me rrobat e trupit pasi shtepi e katandi u sekuestrohej “Në emer te Popullit”…Shtepinë e ngritur me mund e djerse nga tregtari i ndershem Rremë Fakiri, Pushteti Popullor i dalë nga gryka e pushkes ia kalonte shtetasit Zaho Gjoksi…Kjo ishte permbysja e klases sunduese. Zahua mori shtepine dhe solli gjithë kallaballëkun nga fshati. Tani e tutje do rronin në kasaba. Në javët e para Zahon e zu belaja sepse nuk gjente dot shtepine qe kishte marrë, por e stisi nje zgjidhje…ndalonte kalimtaret dhe u thoshte ta ndihmonin qe te gjente shtepine e Rremë Fakirit… Tek e shihnin me uniforme ushtarake te gjithe e ndihmonin nga frika…Mbas disa javesh pastaj e mësoi ku banonte dhe e mbante mend edhe vetë…Ashtu rrojti per shume vite Zaho Gjoksi, në shtepinë pajisur me te gjithe te mirat, që ia mori klases sunduese dhe me punë të mirë në Ministri… Jetë a je më! Derisa nje dite e thërritën ne zyren e kuadrit dhe i thane qe do lirohej nga ushtria pasi do kryhej reforme ne Ushtrine Popullore…Ishin kthyer ushtaraket qe kishin mbaruar shkollat në Moskë…Ushtria do modernizohej…Zahua sa mori urdherin e lirimit me vrap vajti te shoku Shefqet te cilin e kishte nga anë e tij. I qau hallin qe e kishte zene dhe shoku Shefqet pasi e degjoi mirë e mirë, i tha së do lëvizte të gjjthë gurët dhe do i kthente pergjigje…Pas ca ditesh, pergjigjia erdhi :-“Në ushtri do vijne kuadro me shkollë Zaho…Per në ushtri s’kam ç’të të bënjë më…Partia ka menduar të të shpjerë në nje specializim dyvjeçar per Bujqesinë në Bullgari”…-“Hajde Zaho së te lehtë do e kesh mo!” – i qeshi shoku Shefqet, – “fundja nga fshati je!” * * * * *Mbas dy viteve specializim ne Sofje, Zahua u kthye në Tirane dhe trokiti në zyren e kuadrit te ministrisë së Bujqesise…Ata te kuadrit moren në dorezim dosjen e tij dhe pas nje jave i erdhi emerimi…Drejtor i Arkives së Ministrisë së Bujqesisë. Te nesermen vajti në pune, u prezantua para vartesve dhe inspektoi arkiven… Në tavan ende shquheshin gjurmet e zjarrit qe kishte vënë Zahua atë natë te paharruar te 17 Nëntorit 1944. Pas pesë vitesh drejtor u bë dhe “Doktor Shkence”, titull qe e mbrojti me nje disertacion, tema e te cilit ishte : -“Historia e Arkives së Ministrisë së Bujqesisë ; Prapambetja në Arkivën e Ministrisë së Bujqesise në kohe te Zogut dhe modernizimi qe solli ne kete sferë Epoka e Partisë”… Disertacionin e botoi pastaj edhe si libër…Libër qe rekomandohej si literature shtese per studime në Universitet… Si drejtor kontribuoi ne pasurimin e Arkives, nuk linte ti shpetonte asnje vepër qe botohej per Bujqesinë…Në nje rast kur mësoi së ishte botuar nje vepër perkthim nga anglishtja e njëfare Uitman, me titull “Fije Bari”, desh pushoi nga puna të gjithë vartesit që nuk kishin sjellë asnje kopje te asaj vepre në arkivën e Ministrise se Bujqesisë!?-“U kane plasur syte mo!”- u bertiti në mbledhjen urgjente, – “nuk i patet syte në balle per të dalluar nje gje aq te thjeshte?!… Vepra “Fije Bari” është literaturë bashkekohore në fushen e Bujqesise!” Në fund te mbledhjes shkarkoi nja dy punonjes te Arkives qe ishin me kleçka në biografi… Mbas atij rasti te gjithe dridheshin para tij dhe e respektonin shumë. E respektonin gjithandej… Vetem bashkefshataret e tij e kishin lodhur sepse qe kur u be i madh në Ministri vinin i zinin deren duke i kerkuar farëra per te mbjellat. …Me shume nderime shoku Zaho doli ne pension dy vjet para ndryshimeve te viteve nentedhjete… Doli në pension në shtepine qe i kishte marrë pushteti popullor borgjezit Rremë Fakiri… Familja e Rremë Fakirit u kthye nga internimi mbas ndryshimeve por mbetën dyerve te gjykatave në perpjekje per te marre pronen e vet…Zahua vazhdonte te gëzonte dhe në demokraci shtëpinë e Rremë Fakirit… bashkë me pensionin special si “Doktor Shkence”…Perdite mblidhej në kafene me shokët veteranë të luftës dhe të punës dhe kur e ngisnin shoket veteranë se familja e Rremës po kërkon shtepine e vet, u thoshte :-“Nje mut kane për të marrë!…Te terë gjykatesit dhe prokuroret jane nipërit dhe mbesat tona…Familja e Rremes boll e ka qe e lamë te vinte prape në Tirane!”…Dhe qeshnin me të madhe pastaj te gjithe në kor… Ashtu nëpër kafene, ngryste ditët Zahua… Prapë si dikur në çdo pervjetor tregonte së si kishin hyrë triumfatorë atëherë në Tiranë. Mbas demokracise shkruante shpesh te gazeta “Zeri i Popullit”, ku tema e preferuar e tij ishte ajo e Bujqesise… “Këta qe erdhen mbas nëntēdhjetës kanë shkaterruar perfundimisht Arkiven e Ministrisë së Bujqësisë” – shkruante në artikujt e tij…

Leave a comment