Categories
Uncategorized

KUSH ËSHTË BURRË.

Valerio FABBRI

Është krijesa më e çuditshme e natyrës.

Flijon ëndrrat e tij për buzëqeshjen e prindërve.

Prish paratë t’i bëjë dhurata gruas që do, vetëm

për ta parë të buzëqeshë.

Flijon rininë për të shoqen dhe fëmijët duke punuar

deri vonë pa u ankuar.

Ndërton të ardhmen e të dashurve të tij duke marrë hua

nga bankat dhe i paguan sa të jetë gjallë.

Përpiqet sa mundet, duron ulurimat e së shoqes, të fëmijëve,

të shefit, të nënës dhe gjithë të tjerëve, dhe shpesh

i shkon jeta për lumturinë e të tjerëve.

-po doli, thonë i le pasdore

-po ndënji në shtëpi, i thonë përtac

-po qortoi fëmijët, është përbindësh

-nuk i qorton, është i papërgjegjshëm

-nuk lejon që e shoqja të punojë, s’ka besim tek ajo,

-lejon gruan të punojë, ha paratë e së shoqes

-dëgjon nënën, është “djalë mamaje”

-dëgjon të shoqen, e komandon gruaja

-nëse tundohet, është burrë i keq

Kini nderim për ne burrat…

S’keni për ta mësuar kurrë ç’kemi sakrifikuar për ju.

Dhe sërish do ta bëjmë, edhe njëmijë herë të tjera.

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a comment