
Xhabir TABAKU
na ishte një herë mote të shkuar
një vuk armik e një shqype syshkruar
vuku kujiste me borën e tufanin
shqypja vërtik flutrim me murlanin
simbole por ishin të dy; kafshë e shpend,
u vranë, u therën, me mend e pa mend
u urryen, u fyen në mort e në shend
në mni të sho-shoqit, ki’n le përnjimend.
gjak, u la vendi, per shi e per diell
vuku prap malesh, e shqypja në qiell.