
Klodian TOMORRI
Gjate viteve 80’, teksa zizat e Partise transportonin ne autokolone misër nga Lushnja ne Berat, njeri nga magazinierët e rezervave te shtetit ne Lushnje, pyet i habitur shoferët: Kaq shume derra paska ky Berati! Shoferët ja plasen te qeshurit. Misri, qe shpesh qe i krimbur apo i mykur, ishte per njerezit.
Nderkohe, qe njerezit hanin kollomoqin e mykur per pjesen me te madhe te vitit, sekretarët e Partise dhe zyrtarët e regjimit, krenoheshin se serish Partia ja kishte dale te siguronte buken e popullit me forcat e veta. Por vetë, asnjeri prej tyre nuk hante misrin e derrave, e madje as i nenshtroheshin regjimit te tollonave.
Qeveritarët e sotem ngjajne shume me sekretarët e Partise qëmoti. Fundja, te gjithe kane te njejten prejardhje. Politikisht nga mëma Parti, gjenetikisht shumica e tyre jane bijte e etërve.
Çdo dite ministrat e sotem levdojne reformat dhe arritjet e Shqiperise ne arsim, por femijet e tyre i shkollojne jashte. Propagandojne progresin ne shendetesine publike, por veten dhe familjaret e tyre i kurojne jashte. Mburren me transformimim e Tiranes, por jetojne ne periferite e shtrenjta, larg zhurmes, trafikut dhe mbi te gjitha ndotjes qe po vret me mijera njerez çdo dite. Shkurt, keta jane te vetmit kuzhinierë ne bote qe nuk e provojne asnjehere çorben e tyre.
Lindita e arsimit do ta mbahet mend si ministrja e vetme e arsimit ne bote, qe krenohej njekohesisht per arritjet ne arsim dhe me faktin se vajza e saj studionte ne France. Besa do te mbahet mend per rekordin, qe femijët e saj nuk hengren asnje dite çorben qe gatoi mamaja me shkollat publike. Beqja i reformave te medha ne shendetesi do te kujtohet si ministri qe edhe gripin e kuronte ne spitalet private. Erjoni, qe çdo dite nderton nje pallat dhe mbyll nga nje rruge ne Tirane, si pashai i Kodres se Diellit, ndersa shefi i te gjithe ketyre, do te mbahet mend si burri qe i beri nenen arsimit, shendetesise dhe te gjithe vendit.
Per ta bere edhe me groteske, ka dhe nje ngjashmeri tjeter. Ne kohen kur shumica e popullit hante kollomoqin e mykur te Partise, Shqiperia merrte çmimin e pare nga OKB per ushqimin. Sot, qe arsimi dhe shendetesia publike jane ne diten e tyre me te erret, Banka Boterore e klasifikon Shqiperine ne 10 vendet me permiresimin me te madh ne bote per keta dy sektore, ndersa Bashkia e Tiranes merr çdo jave nga nje çmim te parë nderkombetar. Idem. Ndryshimi i vetem eshte se ne ate kohe çmimin e terhiqte Sofokli Lazri, kurse sot i terheq Erjoni.
Çmimet nderkombetare ngrohin propaganden e qeverise dhe ndoshta edhe xhepin e atyre qe i japin. Çeshtja eshte si do ja bejme me kollomoqin e mykur qe po na jep çdo dite Rilindja?