Categories
Uncategorized

Kryeqytetet e Ballkanit janë dëshmi e ekstremizmit fetar, i cili është gabim dhe mëkat.

Panorame e Sofies ne vitin 1860 ku shihen xhamite. Autor: Felix Kanitz.

Kryeqytetet e vendeve të Ballkanit sot dhe gjatë shekullit XX kanë qenë shembuj flagrantë të dhunimit të lirisë së besimit për qytetarët e tyre. Beogradi që në shekullin XIX kishte dhjetra xhami sot nuk ka asnjë, ose më saktë ka një xhami të vogël në periferi e cila digjet nga ekstremistët të ndihmuar nga miratimi i heshtur i autoriteteve pak vite pasi rindërtohet. Mungesa e xhamive në Beograd është dhunim i lirisë së besimit pasi numri i muslimanëve që jetojnë në kryeqytetin e Serbisë dhe të ish-Jugosllavisë është dhjetra mijra sipas të dhënave zyrtare.

Kryeqyteti i Bullgarisë, Sofje, gjithashtu ka qenë një nga qytetet me numrin më të madh të xhamive deri në vitin 1878. Në këtë vit u krijua shteti bullgar me status autonomie de jure por de fakto i pavarur. Fati i xhamive të Sofjes është një nga rastet më të njohura të dhunës dhe ekstremizmit fetar shtetëror. Natën e Krishtlindjeve të vitit 1878 dhjetra xhami në Sofie u hodhën në ere me eksplozivë, kurse pjesa e mbetur u shkatërrua dhe u tjetërsua brenda një dekade, duke u shndërruar në kisha, ose objekte të tjera. Sot e vetmja xhami në kryeqytetin e Bullgarisë është Xhamia Banja Bashi e ndërtuar nga arkitekt Sinani. Në vitet 1930 ka qenë projektuar edhe shkatërrimi i saj, por kjo nuk u realizua, duke mbetur objekti i vetëm fetar musliman në një vend me 10 për qind popullsi muslimane sipas statistikave zyrtare.

Rasti tipik i esktremizmit fetar shtetëror në Ballkan është Greqia. Athina është kritikuar edhe nga vetë Bashkimi Europian për intolerancën fetare, dhe është kryeqyteti i vetëm në Ballkan që edhe pse ka dhjetra mijra banorë muslimanë dhe ka pasur dhjetra xhami, sot nuk ka asnjë xhami. Në vitin 2004 ekstremizmi fetar i shtetit grek u përball me frymën e olimpizmit kur iu kërkua nga Komiteti Olimpik që të lejonte ndërtimin e një xhamie për delegacionet e vendeve muslimane në Lojërat Olipmike të Athinës të vitit 2004. Por as në këtë rast shteti grek nuk lëvizi nga pozicioni ekstremist dhe nuk e pranoi atë kërkesë.

© kulturatv.com

Leave a comment